Një ditë pasi opozita parlamentare i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkoi të diskutonin për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe listat e hapura, sot kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi do të zhvillojë një takim me disa kryetarë parti jashtë parlamentare.
Nga burimet mësohet se në qendër të diskutimit do të jetë reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje mes palëve politike, por deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë që të hapen listat.
Opozita parlamentare u thirr në një takim ditën e shtunë edhe nga ambasadorja amerikane dhe i BE-së, por tre kryetarët e grupeve deklaruan të vendosur se nuk do ta votojnë reformën pa plotësuar kushtet e tyre.
