Komisioni i Rithemelimit ka publikuar rezultatet për zgjedhjet për kreun e degës në Dibër, ku fitues është shpallur Ilir Krosi me 528 vota.
Në këtë proces morën pjesë dy kandidatë, Ilir Krosi dhe Hamza Lleshi, ky i fundit mori 148 vota, ndërsa 5 fletë votimi u shpallën të pavlefshme.