Qyteti i Goiania në Brazilin qendror zgjodhi një kryebashkiak të ri të dielën. Por fituesi, Maguito Vilela, nuk ishte në dijeni të rezultatit.
Kjo pasi që nga mesi i nëntorit, Vilela ka qenë në koma të induktuar, pasi po merr trajtim për Covid-19 në një njësi të kujdesit intensiv.
Në moshën 71 vjeçare, ish-senatori doli pozitiv për Covid-19 më 20 tetor. Ai u shtrua në spital një javë më vonë dhe u intubua më 30 tetor.
Ai doli nga ventilatori më 8 nëntor, por u fut përsëri më 15 nëntor. Megjithatë, të dielën e shkuar, u zgjodh kryetar bashkie në raundin e dytë e zgjedhjeve. Vilela u zgjodh me 52.6% të votave.
Kur rezultati doli, ai ishte pa ndjenja në një ventilator në një gjendje të qëndrueshme, njoftoi media lokale. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga viruset në botë.