Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zgjidhet ngërçi, hapet gara për drejtorët e departamenteve në Polici

15:28 / September 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1758114599xkr gara ne policine e shtetit frame 869 999
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është vënë në lëvizje për të kryer disa punë, peng i një ngërçi njëvjeçar. Me ndryshimin e ministrit të Brendshëm, edhe në strukturën drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të ketë emra të rinj për drejtorët e departamenteve. 

Sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit që u miratua një vit më parë, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të zgjidheshin me konkurs. Por gara për drejtorët e departamenteve në drejtorinë e Përgjithshme nuk u zhvillua dhe mbeti pezull, për arsye ende të paqarta. Edhe pse drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi dha dorëheqjen që në muajin korrik, ende nuk kemi një drejtor të ri për këtë departament. E njëjta situatë ndodhi edhe me drejtorin për Kufirin dhe Migracionin.

Gara do të hapet dhe do të kemi një ristrukturim të kupolës drejtuese në drejtorinë e Përgjithshme. Gara për çdo drejtues departamenti do të zgjasë një muaj, ku aplikantët do të vlerësohen me pikë nga një komision i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Konkursi do të zhvillohet për drejtorin e departamentit për Policinë Kriminale, për Marrëdhëniet ndërkombëtare, për Migracionin dhe kufirin, për Rendin dhe Sigurinë publike dhe për drejtuesin e departamentit të IT. Ligji i ri për Policinë e përcakton qartë se pas garës, emrat fitues për drejtor departamenti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë i propozohen ministrit nga drejtori i përgjithshëm. Ministri i Brendshëm është ai që hedh firmën i fundit.

drejtorët gara Policia Proda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.