Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove. Pistat e reja për Liridonën

18:03 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove, janë dy pistat e reja që ka zbuluar për emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli.

Elezi u shpreh se fillimisht ka pasur disa pista, një pjesë e të cilave janë rrëzuar me kalimin e ditëve.

Ai bëri me dije se ekzistojnë dyshime se Liridona ka pasur informacione në lidhje me zhdukjen e një vajze në Suedi, informacion ky që mund të ketë çuar në vrasjen e saj.

Po ashtu, Elezi theksoi se një biznesmen shqiptar ka deklaruar se Naim Murseli ka humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

“Ngjarje e rëndë dhe komplekse. Aktualisht kemi 4 të arrestuar, vrasësi, porositësi, një që ka mbështetur vrasësin dhe personi që siguroi armën. Motivet e ngjarjes kanë qenë disa, por me kohën disa prej tyre konsiderohen jo të mundshme, Ajo që ne kemi kuptuar motivet na çojnë drejt asaj se Liridona mund të kishte sekrete që mund të rrezikonin bashkëshortin e saj.

Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor. E vetmja gjë mbetet se dyshohet se një vajzë tjetër është zhdukur në Suedi. Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi që tha se me Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte.

Pas vizitës që babai pati në burg, deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

30-vjeçarja Liridona Murseli u vra më 29 nëntor, derisa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Për ngjarjen tragjike janë arrestuar katër persona, një prej të cilëve dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

liridona Naim Murseli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.