Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhdukja e Pecorellit, çfarë kanë zbuluar hetimet e italianëve

10:59 / February 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Davide Pecorelli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmi i zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli në Pukë është lajm kryesor në mediat italiane, të cilat thonë se nga hetimet e autoriteteve të tyre janë zbuluar tre elementë të rëndësishëm lidhur me zhdukjen e biznesmenit.

Së pari, partnerja e tij shqiptare, me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.

Elementi i dytë i referohet ADN-së dhe mosrespektimit të afateve në lidhje me dërgimin e tyre në Itali. Siç shkruajnë mediet fqinje, mostrat e ADN-së së Pecorellit nuk kanë arritur ende për të bërë krahasimin me ADN-në e vëllait të tij Antonello. Prandaj, sipas medias italiane, informacionet nuk vijnë në kohën e duhur nga policia shqiptare.

Së treti, ditët e fundit është bërë publike dëshmia e një miku të tij, i cili tregonte se Pecorelli ishte entuziast për biznesin e tij në Shqipëri.

“Unë u takova me Daviden në fund të vitit, duke folur për punë dhe ai konfirmoi interesin e tij për të gjetur partnerë në Shqipëri në mënyrë që të prodhonte mallra me markën” Hairdressers Milan “. Por jo vetëm kaq, sepse midis tetorit dhe Nëntorit, nga sa kam mundur të kuptoj, këta ‘partnerë’ të mundshëm kishin ardhur në Itali dhe në fakt ai më kishte thënë një mbrëmje se kishte një takim të rëndësishëm … “.

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri. Ai shkoi në Vlorë dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën, ku qëndroi për dy net. Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e djegur i përkasin atij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Klodiana Spahiu takim me studentët në “Koço Gliozheni”, në fokus sfidat e praktikës dhe e ardhmja profesionale

10:59 / November 10, 2026

SHBA evakuon avionët nga një bazë në Britani pas kërcënimit nga Irani

10:54 / November 10, 2026

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Rama do të mbledhë socialistët, çështjet që do të diskutohen

10:51 / November 10, 2026

Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e Nations League! ‘Air Albania’ pritet të jetë i mbushur plot

09:49 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.