Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zheji reagon ashpër: Kur drejtësia shkon te familja Berisha atëherë këta të fundit janë ‘viktima’

21:40 / April 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artur Zheji 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ishte e pranishme në protestën e zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë.

Ajo çfarë ra në sy ishte edhe shkrimi që vajza e ish-kryeministrit Berisha kishte në bluzën e saj, ku shkruhej “lironi liderin e opozitës”.

Analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se ky mesazh që Argita Malltezi ka synuar të përcjellë është kontradiktor, pasi në rastin e drejtorëve të bashkisë Tiranë, e mbështesin SPAK, ndërsa për rastin e ish-kryeministrit Berisha flasin të kundërtën.

“Marrëdhënia kontradiktore që opozita ka me SPAK. Kjo nuk është më strategji është dëshpërim sepse merr ç’të kapësh dhe ç’të të japin. Gëzohu për çfarë të sjell fati dhe gjithë lajmotivi ditës është protestë sepse SPAK është i tillë. Kjo nuk quhet strategji, kjo është krizë. Nëse SPAK do të ishte jo procedural me Berishën, për koherencë do të ishte joprocedural me drejtorët. Por nëse ke Berisha kanë gabuar dhe tek të gjithë drejtorët, ke Veliaj apo Olta Xhaçka kanë të drejtë, atëherë kjo është kontradiktore. Pra çfarë mesazhi i jep votuesit? KÇK, kap çfarë të kapësh”, ka thënë Minxhozi.

Ndërkohë analisti Artur Zheji nuk i ka kursyer ironitë lidhur më ketë situatë, duke u shprehur se sa herë drejtësia drejtohet tek familja Berisha, atëherë këta të fundit janë ‘viktima’.

“Meta apo Malltezi kanë dalë për të protestuar nga gëzimi që më në fund, sa më shumë SPAK të ketë njerëz të goditur. Edhe 5D e ka denoncuar Belind Këlliçi. Në këtë dramë që gjendet familja Berisha, ka një gëzim. Këta marrin pjesën e certifikimit që janë mëkatar, 5 D. Ndërsa kur vjen puna te familja e Berishës, janë viktima. Kur kapet kundërshtari politik thonë “sa mirë ia bën të poshtrit”, kur SPAK shkon te ata thonë “drejtësi me regji”, theksoi Zheji.

Berisha spak Zheji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.