Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zhgënjim dhe tone optimiste, çfarë ndodhi në Asamblenë e OKB-së ku u diskutua për koronën, Merkel parashikon…

10:37 / December 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 c7f293ea9c651c6ba9124569a68d41cc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mor me pandeminë Corona në një takim të veçantë. Në fillim, Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres shprehu zhgënjimin e tij. Kancelarja Angela Merkel është më pak pesimiste.

Kancelarja Angela Merkel (CDU) foli me besim në Kombet e Bashkuara për luftën kundër pandemisë së Coronas. Përparimi në zhvillimin e vaksinave jep shpresë, tha Merkel përmes videos në seancën speciale për Coronan së Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York. Përkundër të gjitha vështirësive në këtë vit krize, kishte një dritë në fund të tunelit. Merkeli vlerësoi programin e OKB-së kundër sëmundjes Covid-19. Kjo do të krijojë një platformë globale për zhvillimin dhe shpërndarjen e medikamenteve, diagnostifikimit dhe vaksinave, tha ajo.

Programi – theksoi kancelarja – ka nevojë për mbështetje shtesë financiare. Në të njëjtën kohë, askush nuk duhet të harrojë se pandemia mund të kapërcehet përfundimisht vetëm kur të gjithë në botë kanë qasje në vaksinat efektive, theksoi kancelarja.

Pandemia gjithashtu qartëson rëndësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). OBSH duhet të forcohet dhe në të ardhmen të jetë edhe më e aftë t’u përgjigjet kërcënimeve ndërkufitare për shëndetin. Gjermania është e përkushtuar për këtë, tha Merkel.

Guterres është i zhgënjyer

Programi i OKB-së, anti-Covid-19, “ACT Accelerator”, synon të sigurojë gatishmërinë më të shpejtë të mundshme të instrumenteve mjekësore diagnostikues, medikamenteve dhe vaksinave kundër COVID-19 në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e varfra. Shumica e vendeve anëtare të OKB, përfshirë Gjermaninë, janë bashkuar që kur u themelua me “ACT Accelerator”. Projekti koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Programit aktualisht i mungojnë rreth 23 miliardë euro.

Në fillim të takimit të posaçëm, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri përgjegjëse për përhapjen e pandemisë shpërfilljen e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Coronan. OBSH ofroi “fakte dhe udhëzime shkencore” që nga fillimi. Kjo mund të kishte qenë baza për bashkëpunimin global në luftën kundër virusit. Fatkeqësisht, këto rekomandime nuk u ndoqën, u ankua kreu i Kombeve të Bashkuara. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.