E ftuar në RTV Ora, deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se në rastin e menaxhimit të Butrintit kjo është një mënyrë e padëgjuar ndonjëherë për menaxhim.
Ajo tha se administrimi i tij nga një fondacion privat pa asnjë ekspert dhe studiues shqiptar, duke e kthyer në një biznes, për të është e papranueshme.
Zhupa: Kjo është një mënyrë e padëgjuar ndonjëherë ku pasuria kombëtare dhe trashëgimia kulturore e kombit, sidomos Butrinti që është maja e siteve në vendin tonë dhe maja e vizitorëve dhe parave që mbledh, administrimi i tij nga një fondacion privat pa asnjë ekspert dhe studiues shqiptar, duke e kthyer në një biznes, për mua është e papranueshme.
Mund të rregullojmë formë mirëadministrimi ose hajde të krijojmë forma të tjera nëse është i dështuar. Ky është një organizëm privat i huaj dhe që nuk ka detyrimi të mbrojë trashëgiminë tonë kulturore.