Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhvlerësohet euro/ Shkon në 119.1 lekë. Shkaku kryesor, ardhja e turistëve

21:04 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët që prej fillimit të vitit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro e nisi javën duke u zhvlerësuar më tej dhe aktualisht këmbehet për 119.1 lekë.

Ekspertët shpjegojnë se dobësimi i monedhës së huaj këtë periudhë lidhet me efektet sezonale me prurjet e turistëve dhe emigrantëve, ndërsa shtojnë se faktor tjetër ndikues në nënçmimin e euros kundrejt monedhës vendase është edhe paraja informale.

“Ka të bëjë me forcimin e lekut në vetvete që mund të shfaqet dhe në dobësimin e monedhës, por nuk ka arsye të qenësishme të një forcimi të lekut në këto muaj. Nga ana tjetër edhe euro në raport me monedhat e tjera ka shfaqur një dobësim. Mbetet faktori i tretë që ka të bëjë më tregun monetar në Shqipëri. Si pasojë e sasisë së madhe të eurove në qarkullim që lidhet edhe me sezonin, ku mbi 90% e turistëve vijnë shumica nga zona euro por edhe si pasojë e sasisë së euros informale që vijnë nga rrugë të ndryshme. Shtimi i kësaj mase të madhe të euros reflektohet në zhvlerësimin e monedhës”, thotë Adrian Civici, ekspert për ekonominë

Sipas Adrin Civicit, përveç tendencave sezonale, tashmë shkëmbimet midis monedhave kanë hyrë në një cikël të ri ndikuar edhe nga situata e përgjithshme globale. Euro shton ai, me mbarimin e efekteve të sezonit turistik pritet të rikthehet në nivelin e 120 lekëve.

 “Parashikimet janë të vështira për disa faktorë që ndikojnë, por tashmë ekuilibri 118,119,120 lekë duke një ekuilibër afatgjatë. Ndikon edhe fakti që në shkëmbimet midis monedhave krijohen ekuilibra të rinj strukturore. Aq më tepër tani në periudhën inflacioniste, kur banka qendrore që po ndjekin politika shtrënguese. Kemi hyrë në një ekuilibër të ri të shkëmbimit të monedhave shtuar dhe faktorët sezonalë.”

Përgjatë këtij viti, euro nivelin më të lartë e preku në fillimi të marsit duke arritur në mbi 127 lekë, nxitur kryesisht edhe prej nisjes së luftës në Ukrainë që solli panik dhe çoroditje në tregjet ndërkombëtare me shtrenjtimin e fortë të lëndëve të para.

Euro turistet zhveleresohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.