Klubi francez i Paris Saint-Germain po mendon për një emër të ri për stolin e saj pasi largimi i Mauricio Pochettino-s duket tashmë i pashmangshëm.
Në një sondazh të bërë nga “le10sport.com”, shihet se francezi Zinedine Zidane është objektivi kryesor i PSG-së për të marrë drejtimin e skuadrës.
Madje, Zidane duket se është edhe ëndrra më e madhe e pronarëve të klubit, të cilët mund të përfitojnë në këtë çështje nga mbështetja e Alain Migliaccio, këshilltar historik i Zidane, favorizues për ardhjen në Paris.
Gjithsesi, përveç ish-tranjerit të Real Madridit mund të eksplorohen dhe emrat e Antonio Conte (Tottenham), Massimiliano Allegri (Juventus) dhe madje edhe Roberto Mancini (Itali) të cilët janë përmendur. Nuk është e pamundur që në të ardhmen të studiohen opsione të reja, si Diego Simeone (Atletico), Erik ten Hag (Ajax), Mikel Arteta (Arsenal), Simone Inzaghi (Inter) ose Thiago Motta (Spezia).
Por në sondazhin e “le10sport.com”, tifozët e kanë dhënë pëlqimin e tyre dhe duan Zidane për stolin. Tekniku francez ka marrë 59% të votave.

