Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kullotat në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.
Zjarri masiv favorizohet nga era dhe bari i thatë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa shtëpi në fshat.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht, për pastrimin e kullotave.
