Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zjarr i madh në një fabrikë në Greqi, kërkohet evakuimi i zonës

20:08 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zjarr i madh ka rënë në impiantet e Motor Oil, i cili po digjte ambientet e brendshme të rafinerive. Sipas raportimeve për mediat greke, tymi i dendur është përhapur edhe në zonën e Aghii Theodori. Zjarri është shkaktuar nga një shpërthim gjatë punës në një cisternë, nga teknikët që hyjnë në impiant. Deri më tani nuk ka raportime për djegie apo lëndime.

Për shuarjen e zjarrit po punojnë 11 automjete me 35 zjarrfikës, ndërsa nga ajri po ndihmojnë tre helikopterë. Po operojnë edhe brigadat e zjarrfikëses së Motor Oil. Helikopterët po fluturojnë mbi vendin e zjarrit, për të ftohur impiantet, pasi shuarja e zjarrit në raste të tilla nuk është e mundur me ujë, ndërsa përdorimi i shkumës speciale është i detyrueshëm. Megjithatë, dërgimi i tyre është i vështirë për shkak të tymit të dendur.

Pak më parë është thirrur edhe nurmi i emergjencës 112 për evakuimin e zonës dhe largimin e banorëve. Gjithashtu, për masa paraprake u mbyll në të dy drejtimet autostrada e vjetër Kombëtare. Me urdhër të Brigadës së Zjarrfikëses dhe OSE-së, treni 1324 qëndron në stacionin e Kinetës ndërsa treni 1327 në stacionin Korinthos, për arsye sigurie.

Priten vonesa dhe anulime të mundshme fluturimesh. Dy autoambulanca kanë shkuar drejt rafinerive ndërsa spitalet Thriasio dhe Korinth janë në gatishmëri.

fabrike Greqi Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.