Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Mesmyselim, në njësinë administrative Postribë në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, flakët e mëdha rrezikojnë fshatin ndaj dhe banorët atje kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave operacionale të shtetit.
