Një zjarr ka rënë në Pyllin e Semanit në Fier. Flakët janë përhapur në sipërfaqe prej 1 hektari.
Sipas informacioneve të fundit, zjarri ka rënë në një zonë ku ka shkurre dhe pisha të rëna.
Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë dhe dy makina të forcave të zjarrëfikëses, por terreni i vështirë po ndërlikon punën e tyre.
