Një shtëpi në qytetin e Fierit ka marrë flakë pasditen e sotme. Mësohet se shtëpia ndodhet në lagjen “29 nëntori” të qytetit të Fierit dhe është e banuar. Nuk dihet nëse në momentin që ka rënë zjarri ka pasur njerëz në shtëpi.
Dy zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Shkak për rënien e zjarrit është bërë izoluesja e soletës së shtëpisë.
Nuk dihet nëse dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri janë të mëdha apo jo.
