Për shkak të zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një burg në shtetin amerikan të Teksasit, më shumë se 650 të burgosur janë evakuuar, por nuk ka të lënduar.
Të burgosurit u zhvendosën në pjesë të tjera të burgut në Huntsville, rreth 105 kilometra në veri të Houstonit, tha Amanda Hernandez, zëdhënëse e Departamentit të Korrigjimeve të Teksasit.
Mësohet se zjarri ka përfshirë nënkulmin dhe katin e tretë të ndërtesës administrative.