Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zjarr në një depozitë kimikatesh, raportohet për një të vdekur dhe katër të plagosur

21:59 / May 9, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën një person është vrarë dhe katër janë plagosur sot nga shpërthimi i një zjarri gjigant në një depozitë kimikatesh në një kompleks industrial në lindje të Tailandës. Zjarri në kompleksin Mab Ta Phut i raportuar herët në mëngjes u arrit të vihej nën kontroll rreth gjashtë orë më vonë, njoftonin autoritetet e krahinës Rayong.

Gjithashtu rreth 400 punonjës të impjantit si dhe rezidentë u evakuan thanë autoritetet, në dukje për tu mbrojtur nga rreziqe të mundshëm prej zjarrit. Autoritet thanë se depozita në fjalë me kapacitet 2,500 metër kub mbante produkte petrokimike te djegshme, ndërsa nuk dihen shkaqet e zjarrit të tmerrshëm që e përfshiu. Video e foto nga vendngjarja tregonin shtëllungat masive të tymit të zi që ngriheshin dhjetra metra në qiell.

Kompania tha në një deklaratë se po hetonte për shkaqet e zjarrit dhe se do të shtonte masat e parandalimit të një ngjarjeje të tillë. Zyrtarët shtonin se do të japin kompensim për personat e prekur nga aksidenti. Kompania që zotëron depozitën është pezulluar më parë përkohësisht në 2021 për një tjetër aksident  me rrjedhje dhe zjarr ku tragjikisht humbën jetën tre njerëz dhe u plagosën dy të tjerë.

depozite kimikate Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.