Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarr në laboratorin e analizave mjekësore pranë Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësot në Gramsh.
Zjarri është aktivizuar në orët e para të ditës së sotme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e zjarrfikëses të cilat kanë shuar flakët.
Ende nuk ka të dhëna mbi dëmet e shkaktuara.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.