Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vetëdorëzohet në polici Kreshnik Farruku! I akuzuar për trafik lëndë narkotike në Spanjë

12:28 / January 7, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1734424134xkreshnik budlla 134 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Kreshnik Farruku/ Budlla. Pas dorëzimit policia e ka vendosur nën masë arresti për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në Spanjë në maj të vitit 2019, pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle dhe italiane për trafik kokaine.

Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Disa vite më parë, Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij.

Emri i tij doli së fundmi edhe në përgjimet e Sky Ecc në dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc doli se ish-deputeti i jepte informacione sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas.

Çyrbja e informonte që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.

kreshnik Farruku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat/ I hiqet leja e qarkullimit

09:55 / September 29, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

16:21 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.