Rreth 120 forca e mjete po luftojnë me zjarrin në Qafë Shtamë në territorin e Bashkisë Mat, që kufizohet me kampin e Qafë Shtamës, pjesë e territorit të Krujës. Nga flakët janë përfshirë rreth 30 hektarë pyje me ah shumëvjeçarë.
Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.
Zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës dhe më pas i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.