Gjatë ditëve të fundit edhe pse ka pasur mbizotërim të një moti me reshje dhe temperatura të ulëta në zona të ndryshme të Qarkut të Elbasanit, janë shfaqur disa vatra zjarrit, nga të cilat janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre e pyje.
Në orët e para të mbrëmjes së kësaj të diele, në masivin pyjor të Shushicës, rreth 11 km larg Elbasanit është shfaqur një vatër zjarri e cila është përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të madhe pyjore.
Mbizotërimi i erës së fortë, ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, por megjithatë ata po punojnë për neutralizimin e saj.