Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

21:38 / August 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 08 212445
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se 6 prej vatrave janë shuar, ndërsa 7 prej tyre janë ende aktive.

Qarku Vlorë

Në fshatin Navaricë zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje. Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Fier

Fshati Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

Qarku Lezhë

Fshati Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qarku Dibër

Vendi i quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Elbasan

Fshati Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.

Qarku Tiranë

Në Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa.

Ministria e Mbrojtjes zajrre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.