Të paktën 93 persona kanë vdekur në zjarret që shkatërruan qytetin historik të Lahaina, duke e bërë atë zjarrin më vdekjeprurës në SHBA për një shekull.
Kur zjarri e përfshiu qytetin javën e kaluar, shumë njerëz u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve. Një banore e Maui i tha Sophie Long të BBC-së se ajo ishte e mërzitur që disa turistë në ishull po vazhdonin me pushimet e tyre normalisht.
“Në të njëjtat ujëra në të cilat njerëzit tanë vdiqën tre ditë më parë të nesërmen, turistët filluan të notojnë të nesërmen, kjo tregon shumë për mendjen dhe zemrat e tyre. njerëzit tanë nuk janë duke notuar. Askush nga ne s’po bën qejf në këtë tragjedi e të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Në këto momente ka dy Hawaii, ai në të cilin ne jetojmë dhe ai tjetri që turistët vizitojnë”,-tha banorja.