Prej ditësh Turqia është përfshirë nga zjarri e flakët në Mavangat, Antalya dhe në Bodrum, dy zona turistike mjaft të njohura atje.
Rreth 4 mijë zjarrfikës janë aktualisht në luftë me flakët, tesak zjarri ka mbëritur shumë afër resorteve.
D. SH., një pushuese shqiptare në Bodrum të Turqisë, rrëfen për Tirananews tmerrin e përjetuar, teksa nuk dinin ku të shkonin.
“Nuk dinim ku të shkonim se ishim të veshur si për plazh, u endëm po nuk dinim asgjë nga resorti. Fatmirësisht i kishim pasaportat pasi natën do niseshim për tu kthyer në Tiranë, por pas shumë përpjekjeve, se nuk dinim ku të shkonim na u ndodh një qytetar turk dhe na mori në shtëpinë e tij dhe na mbajti për darkë. Më pas na çoi në aeroport. Falenderoj Zotin që na dërgoi këtë njeri që na shpëtoi në atë vapë e tmerr pas atij paniku që përjetuam unë dhe shumë pushues të tjerë”, thotë ajo.
Sakaq, situata e rënduar në Turqi vijon. Zjarrfikëset ndodhen në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë shtuar, se neutralizimi i tyre është mjaft i vështirë, pasi erërat e forta, po i përhapin me shpejtësi zjarret.
“Kishte pa fund zjarrfikëse dhe helikopterë që mundoheshin për orë të tëra për të shuar zjarrin. Më bëri habi se sa të organizuar ishin kur në çast vinin anije dhe skafe për të evakuuar turistët dhe ambulancat gjithashtu nëse do të kishte nevojë ndonjë pushues. Vështirë ta mendosh këtë të ndodhë në Shqipëri”, thotë ajo./ Tirananews


