Policia ka zbardhur shkakun e zjarrit masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura ditën e djeshme në Shkodër, në lagjen Qafëhardhi.
Zjarri masiv është shkaktuar nga se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut. Tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.
“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura”,-njofton policia.