Një grua është asfiskuar dhe është dërguar me urgjencë në spital, si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin ku ajo ndodhej, mesditën e sotme. Mësohet se gruaja e moshuar ka qenë brenda në banesë në momentin që apartamenti është përfshirë nga flakët.
Ajo është gjetur e asfiksuar nga forcat e policisë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Zjarri ra mesditën e sotme dhe përfshiu apartamentin në katin e gjashtë të një pallati në “Myslym Shyri”.
Forcat zjarrfikëse kanë vënë flakët nën kontroll, ndërkohë ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
