Gjatë natës një farmaci u dogj në farmaci. Ngjarja ndodhi në në bulevardin “Ismail Qemali” , ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Një banore e pallatit ku ndodhet farmacia, ka përshkruar momentin kur ra zjarri një kat poshtë shtëpisë së saj. Sipas saj, në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët. Zonja shprehet se kishte shumë tym në pallat sa po I merrej fryma dhe u panikos.
“Kishte shumë tym nuk merrnim dot frymë. Ishte një zhurmë si bombë, kur dola këtu u bllokova, vdiqa, qeni e nuhati para nesh. Orën nuk e mbaj mend nuk e pashë se u tremba shumë më rrihte zemra. Jam trembur shumë, kisha frikë thashë se do vdesim por shpëtuam”.
Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se zjarri në biznesin e shtetases me inicialet R.I ra gjatë natës ku është djegur pjesërisht farmacia nga brenda.