Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarri në kompleksin “Arlis sh.p.k”, Arben Cara: Flakët janë nën kontroll! Godina është djegur nga kati i parë te i fundit

19:55 / April 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së Arben Cara, ka folur për mediat lidhur me zjarrin e përmasave të mëdha që ka përfshirë kompleksin “Arlis sh.p.k” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinë, fasada e të cilëve është shkrumbuar totalisht.

Cara tha për mediat se flakët janë vënë nën kontroll dhe është arritur lokalizimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen në kullat përreth.

Sipas tij, në operacion janë angazhuar të gjitha kapacitetet në dispozicion, ndërsa puna vijon intensivisht për shuarjen e plotë të vatrave që ndodhen brenda banesave.

Sa i përket dëmeve, Cara tha se ende nuk ka një bilanc të saktë për numrin e apartamenteve të shkrumbuara, megjithatë, bëhet me dije se zjarri ka përfshirë të gjithë pjesën verilindore të pallatit, nga kati i parë deri në katin e fundit.

Shefi i zjarrfikësve: Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Është akoma shumë herët për të thënë që zjarri është fikur, pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave. Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet në kullat përreth. Tirana është angazhuar me të gjitha kapacitetet e plota, mbi 50 zjarrfikës nga Bashkia Tiranë, nga Vora dhe nga Kamza. Zjarrfikësit e ushtrisë janë këtu.

Në orën 16:52, nga salla e policisë, ne kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks dhe më pas unë kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e emergjencave civile, ministrin e Brendshëm dhe kemi bërë të mundur angazhimin e forcave që tashmë po punojnë intensivisht për lokalizimin e vatrave.

Nuk mund të flasim për sa apartamente janë shkrumbuar, pasi do të bëhet një bilanc më vonë, por mund të themi se zjarri ka përfshirë të gjithë pjesën e verilindjes së pallatit, nga kati i parë deri në katin e fundit, është përfshirë i gjithë.

arben cara flakey godina kontroll zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.