Prej më shumë se 10 orësh, forcat zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Tiranës, Elbasanit, Vlorës e Beratit, luftuan për të shuar flakët në qendrën tregtare ”Metropol” dhe për të bërë të mundur evakuimin e qytetarëve, ku disa prej tyre përfunduan në spital.
Asnjë person nuk ndodhet në spital. Një ditë më parë rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës. Ndërkohë zona është rrethuar me shiritin e sigurisë dhe pritet që të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e zjarrit si dhe dëmet e shkaktuara nga flakët. Banorët po ashtu nuk janë lejuar që të shkojnë në banesat e tyre për të parë se çfarë ka lënë pas zjarri, që shpërtheu në mënyrë të papritur në të gjithë godinën.
Lexo edhe :
Related Posts
Qendra tregtare u ndërtua në qendër të qytetit të Lushnjes rreth vitit 2015. Tre katet e para ishin shfrytëzuar si qendër tregtare për shitjen e materialeve industriale. Kati i katërt ishte lokal veror dhe zyra, ndërsa kati i pestë dhe lart ishin apartamente ku banonin qytetarë. Zjarri mendohet se ka rënë në katin e tretë ose të katërt. Janë gati 100 firma që operonin në këtë qendër.