Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan i cili i shfaq para tre ditës.

Në Tërnovë të Bulqizës zjarret po bëjnë kërdinë në pyje.
Pranë Liqenit të Zi janë shkrumbuar dhjetra hektarë me drurë të ndryshëm.

Sot më shumë se 70 forca të ushtrisë, bashkisë dhe vullnetarë po luftojnë me flakët, por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq, ku e vetmja zgjidhe për shuarjen e zjarrit ngelet vetëm ndërhyrja nga ajri.
