Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarri “përpin” pallatin te “Arlis” në Tiranë, 7 persona të asfiksuar, ndërhyhet me helikopter. RENEA në vendngjarje

19:36 / April 14, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë. Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur te Farmacia nr.10, përballë spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, në kompleksin ‘Arlis’.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë thuajse të gjithë godinën, brenda së cilës ndodheshin njerëz. Në aksionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë 8 zjarrëfikëse, autoambulanca, 2 helikopterë Cougar dhe 50 persona, zjarrëfikës, ushtarë, forca të Policisë dhe RENEA-s. Ndërkohë që raportohet se në terren ka zbarkuar edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, për të vëzhguar nga afër situatën.

Nga pamjet duket se në zonë është shkaktuar një kaos i vërtetë, me qytetarë që vrapojnë për t’u larguar sa më parë nga flakët. Burimet bëjnë me dije se 7 persona po trajtohen në QSUT për shkak të asfiksisë.

Zjarri ka ‘alarmuar’ Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT). Burime për Report Tv bëjnë të ditur se repartet e Urgjencës dhe Djegies Plastike janë vënë në gatishmëri, për çdo situatë që mund të krijohet.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2023, një pallat 10-katësh në Tiranë në zonën e ish-parkut të Autobusëve u përfshi nga flakë të mëdha, të cilat u izoluan pas rreth 3 orësh.

7 persona asfiksuar pallatin perpin zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.