Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

(Foto) Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë

10:56 / August 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flakët u futën në oborret e banesave, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë u evakuuan nga shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u përpinin gjithçka.

Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sot, gjithçka përreth banesave është shkrumbuar. Shtëpitë shpëtuan pa dëme, por gjithçka nëpër oborre është shkrumbuar, gjurmë që tregojnë sa pranë tyre kaloi rreziku.

Pas natës së frikshme, banorët e Krujës ka nisur të rikthehen në shtëpi. Ata tregojnë për mediat betejën me zjarret.

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se çfarë ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti ynë e di. Dy djemtë i kam pasur mes flakësh. Nuk kam ecur dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, thotë një e moshuar.

Për disa orë, banorët panë zjarrin t’u vinte nga të gjitha anët. Mes tymit dhe kaosit, familjet nxorën fëmijët dhe u larguan, ndërsa disa që refuzuan të braktisnin banesat u evakuuan nga autoritetet.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Mami thoshte ‘nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda’. Dolëm, nxorëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz. Ka qenë një kaos i paparë. E gjithë lagjja u tmerrua”, tregon një banor.

Por kishte edhe nga ata që qëndruan përballë flakëve, për të mos lejuar që mundi i një jete të shkrumbohej. Kova me ujë dhe mjete rrethanore u bënë mburoja e fundit kur flakët arritën deri te tjegullat.

“Një tmerr i jashtëzakonshëm. Nuk e kemi parë veten më ngushtë se këtë herë, flaka deri në kupë të qiellit. Vetëm me kova e mjete rrethanore kemi arritur të mbrojmë dy shtëpitë. Zjarrin e kishim ngjitur fare në banesë, deri sipër tjegullave. Brenda në shtëpi nuk kemi dëm”, tregon një tjetër banor.

“Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobote uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla”, tha një tjetër.

Pamjet nga lart tregojnë qartë çfarë la pas zjarri. Sipërfaqe të tëra me bimësi janë djegur, ndërsa gjithçka rreth e rrotull banesave është shkrumbuar.

Flakët kërcënuan edhe Spitalin e Krujës. Zjarri u afrua rreth 50 metra pranë godinës, duke detyruar evakuimin e pacientëve drejt Tiranës. Në pesë lagje u ndërpre edhe energjia elektrike.

Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe banorët luftuan me flakët. Me zbardhjen e ditës, Kruja mori frymë disi. Dy vatra mbeten ende aktive, ndërsa dy helikopterë kanë nisur operacionin nga ajri për të shuar plotësisht zjarrin.

Për zjarrin në Krujë është arrestuar Qemal Berhami. Sipas policisë, ai kishte ndezur barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik një pjesë të Krujës.

Dy vatra zjarri aktive raportohen sërish në Mallakastër. Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët tashmë po avancojnë edhe në drejtim të Greshicës. Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec.

image 6
image 7
image 8
image 9
image 10
image 11
image 12

banoret krujen rrethoi shkrumb zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.