Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarri shkrumboi mbi 300 biznese në qendrën tregtare në Lushnjë, Insituti i Ndërtimit del me njoftimin

19:01 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 658b0bd646a64
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qendrën tregtare dhe rezidenciale “Metropol” në Lushnjë ra zjarr masiv me dëme të mëdha në një godinë 12 katëshe.

Katër katet e para ishin qendër tregtare ndërsa të tjerët ishin apartamente banimi.

Zjarri mendohet se ka shkrumbuar rreth 300 biznese, duke shkaktuar humbje kolosale sidomos për ata që janë të pasiguruar.

Zjarri ka shkrumbuar gjithçka brenda në katin e tretë dhe të katërt.

Paraprakisht shkak i zjarrit masiv që ra rreth orës 14:40 të ditës së djeshme dhe u deshën 10 orë për ta shuar, dyshohet se është shkëndija elektrike. Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo defekt elektrik. Ndërkohë pas ekspertëve të policisë e zjarrfikëses, aty pritet që nesër të mbërrijnë ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për të vendosur nëse godina do të shembet apo rikonstruktohet.

Në apartamentet lart qendrës tregtare jetojnë vetëm 20 familje, pasi pjesën më të madhe të apartamenteve i kanë blerë emigrantët.

Flakët e zjarrit mendohet se ka rënë fillimisht në një dyqan këpucësh në katin e 3-të e më pas është përhapur me shpejtësi në çdo kat.

Zjarrfikësve të Lushnjes që kanë vetem dy makina dhe pa autoshkallë u shkuan në ndihmë kolegët nga disa bashki të vendit si dhe policia e RENEA. Beteja me flakët në qendrën rezidenciale e tregtare “Metropol” përfundoi rreth mesnatës (25 – 26 dhjetor).

Insituti i Ndërtimit Lushnjë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.