Presidentja e Komisionit Europian ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me tragjedinë e zjarrit në Zvicër, ku si pasojë e flakëve kanë mbetur viktimë 47 persona.
“Jam thellësisht e trishtuar nga zjarri në Crans-Montana. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Po punojmë me autoritetet zvicerane për t’u ofruar ndihmë mjekësore viktimave përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Evropa është në solidaritet të plotë me Zvicrën”, shkroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në X.
