Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën e zjarreve në vend dhe ndëshkimin që meritojnë të marrin personat përgjegjës, iu ka bërë sërish thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin.
Rama u shpreh se sot u arrestua në flagrancë një tjetër zjarrëvënës, teksa bën me dije se ligji parashikon 15 vite burg për këtë vepër penale.
Postimi i plotë:
Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh👊
Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm
