TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Zonja e Parë e Ukrainës kërkon mbështetje për shtetin e saj

22:06 / January 17, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zonja e Parë e Ukrainës u bëri thirrje liderëve botërorë dhe shefave të korporatave në Forumin Botëror Ekonomik që të bëjnë më shumë për të ndihmuar shtetin e saj, në kohën kur pushtimi rus po lë fëmijët të vdesin dhe bota po përballet me pasiguri ushqimore.

Teksa afrohet përvjetori i parë i luftës, Olena Zelenska tha se prindërit në Ukrainë po qajnë teksa po shohin mjekët duke u munduar të shpëtojnë fëmijët e tyre, fermerët janë të frikësuar t’i kthehen punimit të fushave nga frika e minave dhe “ne nuk mund të lejojmë që të ndodhë një Çernobil i ri”. Ajo iu referua fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986, teksa raketat ruse për muaj të tërë po godasin infrastrukturën e energjisë së Ukrainës.

“E përbashkëta jonë është se ju jeni shumë influencues”, tha Zelenska para të pranishmëve. “Por, ka diçka që na ndan, e ajo është se jo të gjithë ju shfrytëzoni ndikimin tuaj, ose ndonjëherë e përdorni në atë mënyrë që na ndan më shumë ne”.

Ajo foli para qindra zyrtarëve qeveritarë, udhëheqësve të kompanive, akademikëve dhe aktivistëve nga e mbarë bota që po marrin pjesë në forumin që mbahet në Davos. Në këtë forum bisedohet për problemet me të cilat përballet bota sikurse uria, ndryshimet klimatike, ngadalësimi ekonomik dhe tema të tjera.

“Tani kjo është më e rëndësishme në kohën kur agresioni i Rusisë paraqet shumë sfida në Evropë”, tha Zelenska.

Lufta në Ukrainë, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022, ka vrarë mijëra civilë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. Lufta po ashtu ka shkaktuar krizë në tregjet globale, teksa inflacioni dhe pasiguritë ushqimore janë rritur në shtetet në zhvillim.

“Të drejtën e ushqimit e ka çdo qenie njerëzore dhe është tallje me njerëzimin dhe për natyrën njerëzore që në shekullin 21 ka mundësi që ne të përballemi me uri masive, sepse ka agresion në disa shtete”, tha ajo.

Ukraina dhe Rusia kanë furnizuese kyçe të drithërave dhe ushqimeve të tjera për Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Azinë. Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara ka thënë se 350 milionë persona në mbarë botën janë në prag të urisë për shkak të konflikteve, ndryshimeve klimatike dhe COVID-19.

Zelenska tha se “nuk ka asnjë ditë pushim nga lufta” dhe se të gjithë në Ukrainë “po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë”, por shtoi se beson që bota do të unifikohet për paqe.

Bashkëshorti i saj, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet forumit në Davos përmes video-lidhjes, ndërkaq së bashku me Zelenskën në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe disa zyrtarë ukrainas.

Davosi ofron mundësi të re për të dërguarit ukrainas që të zgjerojnë mbështetjen ndërkombëtare, sikurse me armë dhe tanke, por edhe për të kërkuar që Rusia të izolohet edhe më tej dhe të ngufatet ekonomia e saj.

mbeshtetje Olena Zelenska ukraina
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

Presidenti Biden i prerë: SHBA ka përjashtuar dërgimin e avionëve luftarakë për Kievin

22:39 / January 30, 2023

Bruksel/ Sulm me thikë në metronë pranë institucioneve të BE-së

22:31 / January 30, 2023

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani për hakmarrje, dalin para gjykatës 2 autorët

22:27 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.