Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Zonja me të Kuqe”, edhe varrin e saj dhe bashkëshortit e ka porositur me granit të kuq

22:04 / October 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zorica Rebernik e ka kaluar të gjithë jetën e saj mes ngjyrës së kuqe. Prej 4 dekadash, 67-vjeçarja vishet nga koka tek këmbët vetëm me të kuqe, madje thotë se edhe kur të vdesë, varri i saj dhe i bashkëshortit Zoran, është gati me granit të kuq, të importuar nga India.

“Në moshën 18 vjeçe ndjeva, papritur, një dëshirë të fortë të vishem me të kuqe. Nuk di si ta shpjegoj, por kështu doja. Kur gjeta veshjen e parë të kuqe, doja me patjetër edhe një tjetër. Më tërhoqi shumë. Nga ai moment doja të kisha gjithçka të kuqe, dhe nuk gjeja qetësi pa i gjetur. Kisha nevojë për këtë ngjyrë”, shprehet Zorica.

Mësuesja, sot në pension, jeton në këtë shtëpi të kuqe, ku gjithçka është në këtë ngjyrë. Çifti Rebernik konsumon ushqim në pjata të kuqe, pinë në gota të kuqe, në po të njëjtën ngjyrë është dhoma e tyre e gjumit. Madje flokët e saj janë të kuq.

“Veshja ime e parë e rëndësishme në ngjyrë të kuqe ishte fustani i nusërisë. Kjo ndodhi 45 vjet më parë. Nuk doja ta martohesha me ngjyrë të bardhë”, shton e moshuara.

Zorica thotë se e kuqja i jep fuqi dhe pushtet.  “Nisa të kërkoja për veshje dhe sende të kuqe kudo, udhëtova nëpër botë për të gjetur. Kam udhëtuar në Austri, Gjermani, Itali, Hungari, Rumani dhe Bullgari, por më shumë gjeta në Turqi”.

Obsesioni i saj me të kuqen e ka shndërruar 67-vjeçaren në një personazh te njohur në vendlindjen Breze, në veri të Bosnjes.

“Të gjithë më njohin, kudo ku shkoj vetë shitësit më ofrojnë diçka të kuqe. Blej gjithçka që kanë këtë ngjyrë. Edhe dhuratat i pranoj vetëm nëse janë në ngjyrë të kuqe. Kam punuar mësuese për 40 vjet. Madje të gjithë nxënësve të mi iu kam bërë dhurata në ngjyrë të kuqe. Ata më donin, më shihni gjithnjë me adhurim. Kur njerëzit më shohin në rrugë thonë, ja zonjë në të kuqe. Edhe në varrim madje vishem me të kuqe, edhe pse tradita e do që të vishem me të zeza. Nuk i kushtoj kurrë rëndësi asaj çka njerzit thonë për mua”, e mbyll “Zonja me të Kuqe”.

bashkëshortit granit varrin zonja me te kuqe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.