Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zoran Zaev/ “Është e sigurtë që Bullgaria do të bllokojë Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në”

22:33 / November 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaev zoran
epa07933144 Macedonian Prime Minister Zoran Zaev addresses a press conference to announce early Parliamentary election, in Skopje, Republic of North Macedonia, 19 October 2018. Zaev called for early parliamentary elections a day after EU leaders delayed the decision for accession talks with North Macedonia and Albania for the third time as they gathered in Brussels for a two-day summit dominated by Brexit talks. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se është gjithnjë e më e sigurt që Bullgaria do të bllokojë vendin në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) që është paraparë të mbahet të martën, 17 nëntor.

Sot, kryeministri Zaev së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, zhvilluan një vizitë pune në Spitalin e Përgjithshëm në Strumicë. I pyetur nga përfaqësuesit e mediave se si e komenton deklaratën e ministres së Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva e cila u shpreh se Maqedonia e Veriut nuk duhet të fillojë tani negociatat me BE-në, por nuk kundërshtoi anëtarësimin e vendit në union.

“Unë jam gati dhe e kam përgatitur popullin maqedonas për një bllokadë të mundshme dhe kjo është deri diku e sigurt. Megjithatë, unë kurrë nuk e humbas shpresën sepse përgjegjësia e politikanëve është e madhe. Megjithëse mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAK) të BE-së është më 17 nëntor, ne thamë se ka kohë deri në dhjetor. Deri në fund të dhjetorit është mundësia për konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Zaev.

Ai shtoi se pret përgjegjësi në miqësinë nga pala bullgare, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është një mik i Bullgarisë.

“Nëse dërgohet një mesazh negativ, të gjithë e dimë se kjo mund të zhvillohet në mënyrë të padëshiruar nga të dy palët. Ne kemi nevojë për miqësi, një dorë ndihme, për të ecur së bashku në rrugën evropiane”, tha Zaev.

Sipas tij, “populli maqedonas është një mik i shkëlqyeshëm me popullin vëlla bullgar”.

“Populli maqedonas kurrë nuk do të bllokonte ose vinte veto ndaj popullit bullgar”, tha Zaev, duke theksuar se politikanët janë ata që duhet të marrin vendimet.

Kujtojmë se më 6 nëntor, kryeministri Zaev informoi se në takimin në nivel ambasadorësh COREPER, ku po shqyrtohet korniza e negociatave, Bullgaria bllokoi fazën e parë në miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE.

Siç deklaroi Zaev në atë kohë, kjo paraqet shkeje nenin 2 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Sipas tij, “kjo nuk do të thotë që shanset janë të humbura, pasi pasojnë dy takime të tjera në nivel ambasadorësh dhe më pas GAK më 17 nëntor.”

Në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut.

bllokoje bullgaria negociatave zoran zaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.