Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e së premtes në vend. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare lëkundjet e tokës ishin me një magnitutë 4.1. Epiqendra tërmetit ishte 34 km në verilindje të Tiranës dhe 4 km në jugperëndim të Bulqizës.
Një numër i madh qytetarësh kanë reaguar në një kohë shumë të shkurtër. Më të shumta komentet janë nga Tirana, por edhe nga vendet pranë epiqendrës në verilindje, Durrësi, Elbasani dhe Maqedonia e Veriut.



