Është konstituuar sot këshilli bashkiak i Sarandës, ku në krye të tij u zgjodh Asaf Stroka.
Stroka pak ditë më parë u denoncua publikisht nga zv/kryeministri Erjon Braçe, pasi kishte urdhëruar AKU-në të hiqte sekuestron ndaj një punishteje mishi ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mishi dhe frutash deti të skaduara.
“Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?!
Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre?. Boll më!. Ndërkohë përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj, e ka sjellë në vëmendje këtë fakt, duke u shprehur se “Përmbaruesi qe ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Këshillit Bashkiak te Sarandës”.