Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv/kryeministrja Balluku: Lehtësi fiskale për objektivin 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030

17:31 / June 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
23 mars KUVEND
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se synimi kryesor i qeverisë është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit, nëpërmjet biokarburanteve me qëllim uljen e dioksidit të karbonit që në vend prodhohet kryesisht nga transporti.

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, Balluku tha se pr/ligji parashikon rritjen e përdorimit të biokarburanteve me 1% çdo vit duke nisur në vitin 2026, duke arritur në nivelin 7% deri në fund të vitit 2030.

“Pr/ligji parashkon krijimin e politikave nxitëve për kultivimin e bimëve energjetike në Shqipëri dhe mundësinë e përdorimit të biomasave me origjinë të ndryshme për të garantuar mbrotjen e mjedisit nëpërmjet kritereve të qëndruehsmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë”, tha Balluku.

Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të plotësojë direktivat e BE-së edhe sa i takon energjisë së rinovueshme. ”Ne përmbushim jo vetëm prodhimin 100% të energjisë së rinovueshme, por edhe diversifikimin e portofoleve të prodhimit.

Ndaj pr/ligj përfshin incentiva për nxitjen e përdorimit të kësaj energjie. Ky ligj do të shoqërohet edhe me një paketë aktesh nënligjore, për monitorimin e prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve. Ndërsa gjatë aplikimit të këtij ligji do të ketë një sërë lehtësish fiskale dhe përfitimet do të vijnë në të ardhurat e buxhetit të shtetit”.

belinda balluku biokarburanteve lehtësi fiskale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.