Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Zv/ministri Bejtja: Rritja e çmimit të naftës e pashmangshme, jemi të varur nga tregu ndërkombëtar

16:55 / March 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafta 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja deklaron se Shqipëria është e varur tërësisht nga tregu ndërkombëtar në këtë sektor për shkak se nuk ka prodhim të brendshëm ndërsa shtoi se rritja e tyre në tregjet jashtë është marramendëse.

“Mënyra si jemi të vendosur ne në gjenerim, prodhim të brendshëm të energjisë do vazhdojmë të influencohemi nga tregu ndërkombëtar. Tani jemi duke importuar për të krijuar një rezervë. Po ecim duke e monitoruar situatën përditë.

Për hidrokarburet ne jemi tërësisht të ndikuar nga tregu ndërkombëtar. Karburanti vjen nga jashtë. Nuk kemi përpunim të brendshëm. Produktet e bardha vijnë nga jashtë. Rritja e tyre është marramendëse. Një fuçi naftë është sot mbi 130 dollar. Edhe pse kemi barrë fiskale fikse, prapë ndikon sepse këtu ndryshon barra e taksës. Jemi në ato shifra që ne kemi sot”, tha Bejtja.

Ai u shpreh kjo krizë do të sjellë ndikim direkt në çmimet e produkteve të tjera pasi në mes është transporti.  ‘Kriza po ndikon direkt në të gjithë ekonominë shqiptare. Do të sjellë ndikim në çmime e produkteve të tjera sepse në mes është transporti. Rusia dhe Ukraina janë furnizues shumë të rëndësishëm. Janë dëmtuar nga lufta pikat strategjike. Edhe bllokimi ndaj Rusisë ka ndikim të madh”, deklaroi ai.

Bejtja gjithashtu u ndal edhe në deklaratën e kryeministrit në konferencën për gazetarët, që tha se duhet bërë një zgjedhje mes çmimit të energjisë dhe naftës për të pësuar rritje. Zv/ministri theksoi se kjo është pjesë e strategjisë së shtetit shqiptar që nuk është vendosur nga maxhoranca aktuale, por që ka lidhje me një sistem të nevojës së shpërndarjes në një total aktivitetesh që ka ekonomia.

“Nga të ardhurat që merren në përgjegjësi ofrohen shërbimet e tjera. Këto para janë një total i domosdoshëm për nevojat e shpërndarjes së dytë të një ekonomie. E gjithë kjo shpërndahet në një total aktivitetesh që ka ekonomia. Ne kemi vendosur si shtet të zgjedhim artikull dje shërbime që nuk kanë ndikim drejtpërdrejtë të jetës së popullsisë.

Është ndarë që në transport ta paguajnë ata që kanë mjete. Kemi pretendime që nafta të jetë e mirë. Të bëhet markimi. Këto janë shërbime. Janë tarifa. Janë lidhur disa koncesione. Nuk është i lidhur me koston e naftës, Edhe taksa e qarkullimit është një pjesë e buxhetit për infrastrukturën. TVSH aplikohet mbi vlerën e shtuar”, tha ai. rtsh

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.