Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv. ministri Bejtja: Shqiptarët paguajnë faturën më të ulët të energjisë në botë!

22:39 / September 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir bejtja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja deklaron se qytetarët shqiptarë paguajnë faturën më të ulët për energjinë në botë.

“Faturën e energjisë shqiptarët e paguajnë më të ulët në të gjithë botën”, tha Bejtja i ftuar në “Bardh a Zi” për të diskutuar mbi fashat e vendosura për përballimin e krizës së energjisë.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me konsumatorët që nuk e paguajnë dot faturën për fashën mbi 800 kilovat, Bejtja tha: “Sot shqiptarët janë në vështirësi kur harxhojnë 6-7 mijë lekë në muaj. Janë shumë kaq lekë. Dhe me kaq është 450-600 kwh.”

Duke u ndalur më tej tek TEC-i i Vlorës, zv.ministri tha se është duke u riparuar dhe në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë prodhimin. Sipas tij objektivi është që në vitin 2024 të mos ketë probleme të tilla me energjinë.

“TEC i Vlorës është instaluar, që në 2009 duhet të ishte në prodhim. Ka pësuar një defekt që duhet të riparohet, është shumë i rëndë. Për 7-8 vite ka qenë i paleverdishëm, do të prodhonte me çmim të lartë. Është në proçes marrje masash për riparimin e sistemit të kombinuar. Në momentin që do të jetë e mundur, në 6 mujorin e parë të vitit të vjen do të fillojë prodhimin edhe TEC-i i Vlorës. Ne shpresojmë që në 2024 të mos kemi problemet që kemi sot”, deklaroi Bejtja.

bejtja energjia fatura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.