Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv.ministrja ukrainase: Presim që Rusia të shpallë luftë të hapur me Ukrainën në 9 Maj

22:44 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emine dzhaparova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një lidhje skype me emisionin “Opinion”, ka folur zv.ministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova. Gjatë fjalës së saj, ministrja ka thënë se mendohet që rusët do të shpallin një luftë të hapur me Ukrainën në datën 9 Maj, ditë kjo kur rusët dhe ukrainasit në kuadrin e ushtrisë së kuqe fituan luftën mes nazistëve në vitin 1945.

Blendi Fevziu: Po situatën në zonën lindore dhe juglindore të Ukrainës si mund ta përcaktoni për momentin?

Emine Dzhaparova: Sigurisht që është e vështirë, ju e përmendët saktë situatën atje, tanimë janë fokusuar në pjesën lindore dhe juglindore të vendit. Ne e prisnim këtë sulm para në javë, ndërkohë që në 9 Maj, është një ditë e veçantë për ta. Ne presim që të sulmojnë në 9 Maj. Në 1 maj kanë thirrur për mobilizimin dhe kanë thënë se do të shpallin luftë me vendin tonë, pra do të shpallin lufë të hapur dhe kanë për të kryer sulme kryesore për të ndarë vendin në pjesën lindore dhe juglindore, pra duan që të bëjnë këtë ndarje.

Blendi Fevziu: Është pak i hidhur fakti që 9 Maji është dita kur rusët dhe ukrainasit në kuadrin e ushtrisë së kuqe fituan luftën mes nazistëve në vitin 1945 dhe kjo mund të bëhet dita zyrtare e shpalljes së një lufte midis këtyre dy popujve që kanë një histori të gjatë dhe të përbashkët.  

Emine Dzhaparova: Kjo është ajo gjëja që janë përpjekur për të bërë po përpiqen që të mbulojnë krimet e tyre.

Në lidhje me situatën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, zv. ministrja ukrainase ka thënë se po rinovohet jeta në këtë qytet.

Blendi Fevziu: Si është situata në Kiev?

Emine Dzhaparova: Situata në Kiev është duke ndryshuar, jemi duke u ringjallur. Qeveria është duke zhvilluar takime disa herë në javë. Ne po vëmë re se ka njerëz që po i kthehen kryeqytetit, pra ne jemi duke rinovuar jetën në kryeqytet.

Lufte ukrainase zv.ministrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.