Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv presidentja kërcënon me atentat presidentin filipinez: Nëse më ndodh diçka do eleminohet Marcos Jr

18:44 / November 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1732380750xxsxn 435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

FILIPINË- Agjencitë e sigurisë në Filipine kanë ashpërsuar protokollet e tyre pasi zëvendës presidentja Sara Duterte ka kërcënuar të vrasë në atentat presidentin Ferdinand Marcos Jr nëse atë e vrasin. Duterte ka qenë aleate e ngushtë e Marcos deri muajt e fundit, teksa pas kërcënimit të sotëm duket qartë për konfliktin e hapur me dy familjeve më të fuqishme politike në vend.

“Ky vend do të shkojë në ferr prej një personi që nuk di si të jetë president dhe që gjithashtu është gënjeshtar. Mos u shqetësoni për sigurinë time. Kam folur me dikë dhe i kam thënë që nëse më ndodh diçka, nëse më vrasin, atëherë shko elimino (presidentin) Marcos, [zonjën e parë] Liza Araneta, dhe [kryetarin e parlamentit] Martin Romualdez. Nuk po tallem,” tha ajo.

Duterte bëri komentet në përgjigje të sugjerimeve të kishte kujdes veten në sallën e parlamentit, pak pasi kreu i stafit të saj u arrestua nga zyrtarë të qeverisë për shpërdorim fondesh. Zyra presidenciale e komunikimeve tha se po i merrte seriozisht kërcënimet e Duterte kundër presidentit Marcos.

“Ne e kemi referuar kërcënimin e saj te komanda e sigurisë së presidencës. Kërcënimet ndaj jetës së presidentit duhen marrë seriozisht dhe kjo është thënë publikisht e qartësisht” tha më tej. 

Duterte është bija e pararendësit të Marcos, ish-presidentit Rodrigo Duterte, i cili njihej për gjuhën e ashpër ndaj kundërshtarëve dhe për fushatën e tij të përgjakshme kundër bandave te drogave, që aktualisht po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare. Ajo kishte marrë postin e zëvendëses së Marcos në qershor, duke u tërhequr nga ministria e bujqësisë.

Sot ajo shtonte gjithashtu se ndjehej “e shfrytëzuar” pas bashkëpunimit me Marcos. Përcarja politike vjen para zgjedhjeve të majit kur filipinasit votojnë për anëtarët e parlamentit, të senatit dhe drejtuesit e bashkive.

Ferdinand Marcos filipine Sara duterte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.