Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Zvarritja e zgjedhjeve vendore, PS me standarde të dyfishta

18:22 / September 25, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 25 181636
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin në paraburgim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, me udhëzim të kryeministrit Edi Rama, vendosën t’i propozojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij për arsye të mungesës në detyrë, shtatë muaj pasi Veliaj u arrestua me kërkesë të SPAK.

E ndërsa Rama e justifikoi këtë akt politik me nevojën urgjente të kryeqytetit për një kryetar bashkie në detyrë, janë të paktën edhe katër bashki të tjera pa kryetarë për shkak të dorëheqjeve. Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u larguan në pranverë pasi Rama i futi në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa para dy javësh u dorëhoq edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Pavarësisht parashikimeve kushtetuese për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të pjesshme, zgjedhjet në këto bashki vijojnë të mbeten peng i procedurave të paqarta mes kryeministrit dhe presidentit, të cilët, duke luajtur “ping-pong” me përgjegjësitë, i kanë shkelur afatet ligjore.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh Presidentit në nenin 92 kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se: “Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.” Por Presidenca pretendon se vakanca duhet t’i njoftohet zyrtarisht nga kryeministri, duke e lënë shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme de facto në dorë të mazhorancës në pushtet, pavarësisht afateve dhe parashikimeve ligjore.

Standarde të dyfishta

Zgjedhjet lokale të vitit 2019 krijuan një precedent zgjedhor, kur opozita e atëhershme, Partia Demokratike dhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën t’i bojkotonin duke shkaktuar një ngërç politik. Ish-presidenti Ilir Meta, në përpjekje për të zgjidhur këtë ngërç, shfuqizoi dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke caktuar një datë të re në tetor. Por Kuvendi miratoi një rezolutë ku e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentit, me argumentin se cenonte parashikimet ligjore. Socialistët nisën më pas një procedurë parlamentare për shkarkimin e presidentit për tejkalim të kompetencave të tij. Duke iu referuar përplasjeve të gjata institucionale mes ish-presidentit dhe Kuvendit, Rigels Xhemollari nga “Qendresa Qytetare” e sheh sjelljen e sotme të PS-së të lidhur me interesat e ngushta politike.

“Në 2019 PS kishte një interes politik për të marrë zotërimin e të gjitha bashkive, për të mbajtur pushtetin qendror, ndërsa tani që e ka atë, janë thjesht shpenzim energjie,” thotë ai, duke shtuar se nga ana tjetër “opozita i sheh këto bashki thjesht si beteja të pamundura.”

Edhe për ekspertin e çështjeve vendore, Agron Haxhimali, që drejton Institutin e Bashkive, sjellja e institucioneve bie ndesh me parashikimet e afateve ligjore dhe dobëson rolin e bashkive. “Procedurat për zëvendësimin e kryebashkiakëve të dorëhequr janë në shkelje të afateve kushtetuese,” i tha ai BIRN-it, ndërsa sjelljen e mazhorancës e quan me “standard të dyfishtë”.

“Kjo që po ndodh sot mund të ishte ekuivalente me situatën që ndodhi në vitin 2019 për zgjedhjet vendore, kur PS refuzoi dekretin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet për shkak të këtyre afateve,” shtoi Haxhimali. Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, sjellja e mazhorancës nuk është vetëm në shkelje të ligjit, por vjen edhe në vazhdën e një serie vendimesh me pasoja në autonominë vendore.

“Mënyra se si pushteti qendror po e zhvesh pushtetin vendor nga kompetencat, duke i marrë ujin, menaxhimin e mbetjeve, lejet e ndërtimit apo duke ndikuar në ngarkimin dhe shkarkimin e drejtorëve, të le të kuptosh se mazhoranca nuk i ka prioritet bashkitë dhe po përgatit një reformë për të goditur më tej autonominë e tyre,” përfundoi Xhemollari. /BIRN/

Presidenca PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm

15:35 / November 16, 2025

Kosovë, përfundon numërimi i votave nga diaspora

17:15 / November 15, 2025

 Telefoni i prishur me 21 janarin, “loja” më e vogël e një drame publike

20:01 / November 14, 2025

Reforma territoriale s’duhet të ketë lidhje me llogaritë elektorale

20:01 / November 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.