Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zylfie Haklaj tregon mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes Haklaj: I kërkoi Fatmirit të sulmonte Jugun, ja ç’i tha vëllai

21:53 / February 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropojane. Protagonist kryesor shndërrohet djali i katërt i familjes, Fatmiri. Komiteti i Shpëtimit që ishte ngritur pas trazirave e zgjedh Fatmirin Shef të Komisariatit të Tropojës në moshën 28-vjeçare.

Ai, nuk kishte as karrierë policore, as formimin profesional në këtë drejtim, pasi kishte përfunduar studimet për farmaci. Fatmiri, kishte diçka më të madhe, guximin për tu përballur me situata të vështira. Shumë shpejtë ai u shndërrua në një emër që shkaktonte frikë. Të gjithë tropojanët i druheshin të kishin një përplasje të drejtëpërdrejtë më të. Më tepër se nën emrin e ligjit, në Tropojë u vendos rendi me emrin e Fatmirit. Për 5 muaj me radhë në këtë qytet nuk pati asnjë vrasje apo grabitje.

Verën e vitit 1997, flitej për rekrutimin e burrave nga Veriu i vendit për tu rreshtuar përkrah forcave të Gardës për shtypjen e revoltave në qytetet e Jugut. Zylfie Haklaj tregon mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.

“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Fatmiri nuk u mjaftua me kaq. Ai, pengoi të niseshin drejt këtij misioni djemtë e tjerë tropojanë që kishin vendosur ti përgjigjeshin pozitivisht thirrjes. Me dëshirën e atyre por edhe nga rrethanat që erdhën, tashmë djemtë e familjes Haklaj ishin në fokusin e politikës së madhe të kohës. Pas fërkimeve që kishin pasur me Sali Berishën, dikur mik i familjes, ata identifikoheshin si mbështetës të krahut të majtë.

“Vëllezërit në kontakt me Fatos Nanon që thotë Berisha kurrë s’kanë pasur kontakt me Fatos Nanon, as me udhëheqësit e lartë, Halili, vëllai ka jetuar në Tiranë, ka takuar udhëheqës por jo se ka pasur ndonjë shoqëri”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

motra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.