Qytetarët e shumë njësive administrative që jetojnë larg institucionit të Bashkisë, tashmë e kanë më të lehtë të marrin shërbime publike, më cilësore, në një kohë më të shpejtë dhe duke eliminuar procedura buroktratike, që mbartnin edhe rrezikun për marrje rryshfeti. Sistemi Informatik i Zyrës me Një Ndalesë është një nga aktivitetet kryesore të projektit të UNDP-së “STAR 2”- “Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative”, që ka nisur të zbatohet nga viti 2018.
Një grup gazetarësh panë nga afër shërbimet që ofrohen për qytetarët në disa bashki dhe njësi administrative dhe mënyrën sesi perforomojnë sot institucionet vendore. Ndalesa e parë ishte në Njësinë Administrive Bradashesh, pjesë e Bashkisë Elbasan, ku ofrohen shërbime përmes sistemit informatik.
Në zyrën përkatëse, një qytetar sapo dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm për rikonstruksion të banesës së tij. Pas marrjes së dokumenteve dhe plotësimin të formularit, kërkesa kaloi në sistemin, Drejtoria përkatëse në Bashkinë Elbasan do e marrë në shqyrtim dhe brenda 10 ditëve është e detyruar të japë përgjigje, me postë dhe kontaktit nga telefoni. Procedurë e cila, siç pohuan punonjës të Zyrësn në “Një Ndalesë”, jo vetëm eliminon tërsisht sorrollatjet, i shkurton kohën qytetarit, por mbi të gjitha eviton çdo mundësi për korrupsion.
17 bashki janë duke u përgatitur për vënien në funskionim të këtij sistemi. Brenda muajit Dhjetor 2019 është parashikuar që sistemi të jetë funksional në 49 bashkitë target.
Bashkia Elbasan është bashkia e parë që ka mundësuar ofrimin e shërbimeve nëpërmjet SIZN, dhe aktualisht sistemi është funksional në trembëdhjetë njësitë administrative të saj.
Në këto zyra, qytetarëve u ofrohen 76 shërbime, nga kërkesa të përgjithshme apo ankesa, shërbime për transportin publik, planifikim e zhvilliin të territorit, shërbime sociale, kërksa për menazhim të institucioneve të arsimit parauniversitar, problematikat mjedisore, taksat, zhvillim bujqësor, si dhe asistencë në shërbimet ligjore.
Ndalesa e dytë ishte Bashkia Maliq, ku përveç bërjes funskional të sistemit informatik për shërbimet vendore, është vënë në dispozion një ambjent modern zyrash shërbimi me një ndalesë. Sportelet e shërbimeve janë vendosur në mjediset që ofrohen nga qeveria qëndrore (ADISA) duke bërë më të thjeshtë aksesin nga qytetarët.
Kryebashkiaku Gëzim Maliqi pohoi se insitucioni që drejon, është një ndër të parët me sistem funksional, ku bëhet e mundur ndërthurja e sporteleve vendore dhe qendrore, në të njëjtin ambient.
Edhe Bashkia Pogradec ka nisur ofrimin e shërbimeve nëpërmjet sistemit informatik të zyrës me “Një Ndalesë” në dhjetorin e kaluar. Sikundër u konfirmua në takimin me nëpunës të Bashkisë, prej nisjes së procedit është rritur numrin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nëpërmjet ketij sistemi. Shërbimet ofrohen në kohë më të shpejtë dhe pa shkaktuar stres tek qytetarët. Gjithçka rezlizohet në rrugë elektronike.

Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Projekti “STAR 2” mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
