Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Zyrtare, Ernest Muçi merr avionin për në Tiranë, Sylvinho e rikthen në ekipin kombëtar pas tetë muajsh

20:59 / March 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Muci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas tetë muajsh Ernest Muçi do rikthehet në kombëtaren shqiptare të futbollit. Trajneri Sylvinho është bindur nga forma fantastike që fantazisti po kalon këtë sezon në Turqi, duke e bërë pjesë të listës së ekipit për ndeshjet që Shqipëria luan në fazën play-off të Kupës së Botës 2026.

Në pesë muajt e fundit me fanellën e Trabzonsporit, Muçi ia ka dalë të shënojë 13 gola në 30 ndeshje, si dhe të asistojë në katër raste, duke u bërë idhulli i tifozëve të klubit turk, ndërsa Trabzonspori është në garë për trofeun e kampionit.

Pas tetë muajsh Muçi e gjen veten më të pjekur në fushë, por edhe jashtë saj, pasi gjatë kësaj kohe ai ka ‘shënuar edhe golin e jetës’, duke u bërë baba për herë të parë. Me shumë minuta në këmbë, paraqitje për t’u marrë shembull dhe gola, Muçi gjen një Kombëtare që ka nevojë për fantazi që do e dërgonin në finalet e Kupës së Botës 2026. Ka qenë klubi i Trabzonsporit që ka konfirmuar ftesën që Sylvinho ka dërguar për Muçin.

ANIS MEHMETI – Mësohet se edhe Anis Mehmeti ka marrë një ftesë nga trajneri Sylvinho, por ende nuk kemi një konfirmim, me brazilianin e stolit që do bëjë publike listën nesër në orën 10:00. Sulmuesi aktual i Ipswich në Angli, këtë sezon ka luajtur 42 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola dhe asistuar tetë herë me fanellat e Bristol City dhe Ipswich.

Shqipëria luan më 26 mars në Varshavë kundër Polonisë, sfidë e cila vlen për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi, ndërsa finalja e play-off-it luhet më 31 mars (nëse kalon, Shqipëria luan sërish në udhëtim).

avionin kombetare muci Tirane zyrtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jo vetëm Ajeti, FSHF njofton edhe largimin e lojtarit të Serisë A nga grumbullimi

20:58 / March 27, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

22:40 / March 23, 2026

Humbi drejtimin e motorit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës, ndërron jetë 28-vjeçari në Tiranë

15:01 / March 22, 2026

Superliga/ Shumë zhurmë për asgjë, AF Elbasani dhe Egnatia barazojnë 0-0! Vendasit marrin kreun, tifozët godasin arbitrin anësor

21:39 / March 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.